Dimension i ri
i standardeve të shërbimit në tregun e metaleve.

Standardet e administrimit, prodhimit dhe kontrollit te cilësise janë në perputhje të plotë dhe të çertifikuara sipas Standarteve të Komunitetit Europian.

Na gjej në Google Maps
  • Ambjente prodhimi

    60,000 m²

  • Administrata

    1,200 m²

  • Punonjës

    50+

  • PROFILE TUBOLARE

    Albsteel ofron për konsumatorët një gamë të gjerë & me cilësi të lartë sipas standarteve CE të profileve tubolare të cilet kanë një perdorim të gjërë. Profilet tubolare janë produkte të fabrikës Papmetal.

  • LLAMARINA

    Formatet e ndryshme të llamarinave të prodhuar në të ngrohtë, të ftohtë, galvanizuar, inox dhe riguar (godrinuar) janë produkt i makinerive të teknologjisë Italiane të pajisura me teknologjitë më të fundit të sheshimit dhe prerjes.

  • KONSTRUKSIONE

    Së bashku me gamën e gjerë të trarëve, profileve dhe konstruksionet e çelikut, Albsteel ofron një kompleks shërbimesh në trajtimin e konstruksioneve. Investimi më serioz i kryer për këtë qëllim ështe linja e konservimit të metaleve.

  • QENDRA METALEVE

    Në Qendrën e Metaleve Albsteel do të gjeni gamën më të gjerë dhe stokun më të lartë të profileve të çelikut. Gjatësitë standarte janë 6.000 & 12.000 mm. Ofrohen edhe gjatësi të tjera sipas projekteve të prezantuara nga partnerët.

PËRGJEGJËSIA SOCIALE
E KORPORATËS

Ndihmë financiare e përvitshme për fëmijet e policëve të vrarë në krye të detyrës.

Bashkëpunim me DSA Albania.

Botimi i tre vëllimeve biografike të Hasan Tahsin, Rektori i Parë i Universitetit të Stambollit.

Sistemim mjedisor në pjesën hyrëse të kompleksit; rrugë e gjelbëruar, së shpejti edhe me ndriçim.

Na kontakto

STANDARDE, CILËSI
& ÇERTIFIKIME

Çertifikuar për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë sipas standarteve të ISO 9001 : 2008, ISO 9001 : 2015, Certifikate Konformiteti CE sipas standartit EN 10219-1 : 2006 dhe Sistemin e Menaxhimit Mjedisor sipas standarteve ISO 14001:2004. Papmetal është vlerësuar me çmimin Bleta e Artë në vitin 2014 si kompania më e mirë vendase në Standarte dhe Cilësi të produkteve dhe shërbimit.

Na kontakto